Gjermania vazhdon dëbimin e azilkërkuesve afganë - Bota Sot
Gjermania vazhdon dëbimin e azilkërkuesve afganë

Evropë

Gjermania vazhdon dëbimin e azilkërkuesve afganë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:06
Fotografi nga arkivi.

Gjermania ka dëbuar një grup tjetër të azilkërkuesve nga Afganistani, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Dyzet e katër afganë arritën nga Gjermania në Kabul më 9 tetor.

Ky është grupi i 28-të i azilkërkuesve që është deportuar në më pak se tre vjet, duke e ngritur në 720 numrin e afganëve që janë kthyer në vendin e tyre.

Dëbime të tilla kanë ngjallur debate në Gjermani, pasi kritikët thonë se vendi i shkatërruar nga lufta mbetet shumë i rrezikshëm për t'i dërguar azilkërkuesit atje përsëri.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 1.366 civilë janë vrarë në konfliktin afgan, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Një grup për të drejtat e fëmijëve tha se çdo fëmijë i lindur dhe rritur në Afganistan në 18 vitet e fundit ka përjetuar dhe është prekur nga lufta dhe konflikti.

Deklarata e organizatës “Save the Children” u lëshua në ditën që u shënua 18 vjet i ndërhyrjes së drejtuar nga SHBA-së në Afganistan që pasoi sulmet terroriste të 11 Shtator 2001, në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...