Britania pranë largimit pa marrëveshje nga BE-ja

Evropë

Britania pranë largimit pa marrëveshje nga BE-ja

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Deputetët e kuvendit britanik do të mblidhen të shtunën e ardhshme, më 19 tetor, në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth çështjes së Brexit-it. Kjo seancë po mbahet më pak se dy javë para afatit për largim të Britanisë nga BE-ja.

Tubimi i kuvendit do të organizohet vetëm dy ditë pas samitit të Bashkimit Evropian, ku pritet të qartësohet edhe një herë qëndrimi i Evropës për propozimet e kryeministrit Johnson. Përpjekjet e tij për të nënshkruar marrëveshje me BE-në në momentin e fundit pritet të jenë vendimtare për përcaktimin e të ardhmes së vendit.

Kryeministri britanik vazhdimisht ka këmbëngulur se vendi i tij duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, por zyrtarët e qeverisë së tij gjithashtu kanë thënë se shefi i qeverisë do ta respektojë ligjin.

Shpresat e Johnson-it për të arritur marrëveshje gjatë negociatave për Brexit-in e morën edhe një goditje të rëndë, kur ministri irlandez i financave tha se qeveria e vendit të tij nuk dëshiron kontrolle doganore mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore.

Johnson pritet të takohet të enjten me kryeministrit irlandez, Leo Varadkar, në përpjekje për ta bindur homologun e tij që t’i pranojë planet e qeverisë britanike për Brexit-in lidhur me kontrollet doganore në kufi, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat