Ngjarje tragjike në Gjermani/ Të shtëna para sinagogës – të paktën dy të vdekur

Evropë

Ngjarje tragjike në Gjermani/ Të shtëna para sinagogës – të paktën dy të vdekur

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:12
Gjermani

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur sot në Gjermani, ku është qëlluar me armë gjatë një feste fetare nga një person ende i paidentifikuar dhe për pasojë kanë humbur jetën të paktën dy vetë.

Ngjarja tragjike ndodhi para sinagogës Halle.

Për më tepër, një granatë dore të ishte hedhur në vendin e shenjtë hebraik, ku banorët e zonës ishin mbledhur në një ditë feste fetare.

Besohet se në aktin terrorist ishin dy autorë. Sipas dëshmive njëri prej tyre ka qëlluar me një armë automatike dhe ata besohet se janë arratisur drejt Leipzig. Policia u bëri thirrje njerëzve në Halle të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të qëndrojnë në vende të sigurta. Autorët janë ende në arrati.

Akti ndodhi në festën e Yom Kippur (gjermanisht: dita e pajtimit ose festa e pajtimit), festa më e lartë hebraike, e cila kryhet si një ditë pushimi dhe agjërimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat