Eurodeputetët kundërshtojnë kandidaturën e komisionares franceze

Evropë

Eurodeputetët kundërshtojnë kandidaturën e komisionares franceze

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 20:15
Sylvie Goulard

Deputetët e BE kanë kundërshtuar ashpër kandidaturën e eurokomisioneres franceze, Sylvie Goulard.

Goulard u emërua nga Macron dhe u caktua nga presidentja e zgjedhur e komisionit, Ursula von der Leyen.

Ajo u kritikua nga Parlamenti Europian pas një hetimi mbi pagesat e stafit si dhe për punë konsulente fitimprurëse, gjatë kohës së saj si deputete e BE-së.

Në votimin e komitetit, Goulard u mbështet nga 29 persona ndërsa u refuzua nga 82 të tjerë.

Eurodeputetët vendosën se nuk mund të miratojnë formimin e plotë të ekipit të BE-së, nëse përfshihet Goulard.

Ata kanë kundërshtuar gjithashtu kandidatët nga Hungaria dhe Rumania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat