Holanda ndërpret çdo eksport armësh drejt Turqisë

Evropë

Holanda ndërpret çdo eksport armësh drejt Turqisë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Holanda ndërpreu çdo eksport të armatimeve drejt Ankarasë pas fillimit të një ofensive ushtarake turke kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, deklaroi sot Ministria holandeze e Punëve të Jashtme.

“Holanda ka vendosur tashmë të ndërpresë çdo kërkesë për licensat e eksportit të pajisjeve ushtarake drejt Turqisë në pritje të zhvillimit të situatës”, theksoi ministria.

“Ne u bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi zëvendëskryeministri, Hugo de Jonge, i cili foli në një konferencë shtypi në Hagë në përfundim të këshillit të përjavshëm të ministrave, në mungesë të kryeministrit, Mark Rutte.

Turqia nisi të mërkurën një ofensivë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, aleate e perëndimorëve në luftën antixhihadiste duke ngjallur kritika ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat