Parlamenti Europian kërkon një strategji më të fortë të BE-së ndaj ndikimit rus

Evropë

Parlamenti Europian kërkon një strategji më të fortë të BE-së ndaj ndikimit rus

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 08:07
Ilustrim

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën bën thirrje për një strategji më të fortë të BE ndaj ndikimit rus. PE e quan Rusinë burim kryesor të dezinformimit në Evropë, ndaj edhe kërkon një strategji më të ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje.

Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në 2016, përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet që mbahen në vende të tjera janë kthyer në një shqetësim kryesor. BE iu desh një vit e gjysmë përgatitje për të mbrojtur zgjedhjet e veta.

Ligjvënësit e BE përgatitën një rezolutë për ndërhyrjet në fushatat elektorale të vendeve të huaja dhe për dezinformimin, me 469 deputetë që votuan pro saj, 143 kundër dhe 47 abstenime.

Parlamenti i BE thekson në rezolutë se vazhdimisht dalin në dritë dëshmi që tregojnë për ndërhyrje në të gjitha zgjedhjet kombëtare dhe europiane, “shpesh me tregues që flasin për ndikim të huaj”. Parlamentarët vënë theksin në rezolutë tek, rrezikshmëria e lartë e natyrës që ka propaganda ruse”.

Prandaj, ata i kërkuan Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE që të përgatisë një strategji më efektive për t’iu përgjigjur dizinformimit rus “në mënyrë më të shpejtë dhe më të ashpër”.

Parlamenti i BE-së është i shqetësuar për ndërhyrjet jo vetëm në BE, por edhe në vendet fqinjë. Në rezolutë dënohen “aksionet agresive në rritje” nga vende të treta, aksione që kërkojnë të dëmtojnë demokracinë dhe sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat