Më shumë se 240 migrantë arrijnë në Greqi

Evropë

Më shumë se 240 migrantë arrijnë në Greqi

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:25
Greqi

Që prej ditës së premte, në Greqi kanë arritur mbi 240 migrantë nga Turqia. Kështu njoftuan autoritetet greke dhe të Bashkimit Evropian, teksa zyrtarët në Athinë kanë frikë për një valë të re të migranëve, pas nisjes së ofensivës turke në Siri.

Vetëm gjatë të shtunës, autoritete greke kanë pranuar 45 migrantë. Që të gjithë erdhën nga bregdeti turk, që gjendet vetëm disa kilometra larg, thanë autoritetet.

Një ditë më parë, në ishujt Lesbos, Limnos dhe Chios, rojet bregdetare greke dhe agjencia e BE-së për patrullimin e kufirit, Frontex, kanë shpëtuar 196 migrantë dhe i sollën ata për regjistrim në këta tre ishuj grek, ku gjenden edhe mbi 32 mijë migrantë të tjerë.

Ministri grek për Migracionin, Giorgos Koumoutsakos të premten u tha ligjvënësve se “ofensiva në Siri mundet (që në javët e ardhshme) të krijojë një fluks të ri të refugjatëve”.

Gjatë valës së fundit të migranëve gjatë viteve 2015-2016 mbi një milion persona hyn në Greqi. Shumica e tyre më pas vazhduan për në shtete si Gjermania, por edhe në shtete të tjera Perëndimore apo të Evropës Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat