Gruaja e Erdoganit shfaqet në treg midis Beogradit, serbët e pyesin si do të përfundojë seriali turk

Evropë

Gruaja e Erdoganit shfaqet në treg midis Beogradit, serbët e pyesin si do të përfundojë seriali turk

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:20
Emine Erdogan

Emine Erdogan, gruaja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e anashkaluar plotësisht protokollin, u shfaq në tregun Bajloni në Beograd gjatë vizitës së saj në Serbi gjatë kësaj jave.

Ndërsa bashkëshorti i saj, presidenti Erdogan po zhvillonte takime me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë, Emine Erdogan në treg po pyeste për çmimin e boronicave, domateve, specave, patateve…

Gruaja e Erdoganit kaloi mbi gjysmë ore aty duke biseduar me shitësit dhe qytetarët.

Disa nga shitësit u tronditën kur shoqëruesit u sqaruan atyre se ajo ishte Zonja e Parë e Turqisë, gjersa një zonjë që shiste rrush u përpoq të kuptonte Emina se si do të përfundonte një nga serialet e njohura turke, por pa sukses.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat