Parisi përshëndet zhvillimin pozitiv në negociata për Brexit - Bota Sot
Parisi përshëndet zhvillimin pozitiv në negociata për Brexit

Evropë

Parisi përshëndet zhvillimin pozitiv në negociata për Brexit

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:26
Foto Ilustrim

Parisi përshëndeti sot momentin pozitiv në negociatat midis BE-së dhe Londrës për Brexit-in, duke shpresuar për një marrëveshje, u bë e ditur nga presidenca franceze.

“Ekziston mundësia e marrëveshjes, këtë e dinë të gjithë. Ne shpresojmë për një marrëveshje, por ende nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Shpresojmë për sonte”, tha një këshilltar i presidencës, duke kujtuar se negociatori i BE-së, Michel Barnier, është mjaft optimist.

Presidenca franceze shtoi se Franca dëshiron një vlerësim të qartë sonte, nëse ka apo jo një marrëveshje, por do të refuzojë zhvillimin e bisedimeve teknike gjatë Këshillit Evropian, të enjten dhe të premten.

“Edhe pse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, marrëveshja është ende e mundur këtë javë”, shprehu sot optimizmin e tij, Michel Barnier, gjatë takimit të ministrave evropianë në Luksemburg, për përparimin e diskutimeve me britanikët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat