Fermerët protestojnë në mënyrën më unike që keni parë ndonjëherë

Evropë

Fermerët protestojnë në mënyrën më unike që keni parë ndonjëherë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:05
Fermerët protestojnë

Qindra traktorë kanë përfshirë rrugët e Hagës, pasi fermerët nga i gjithë vendi u vendosën nëpër qytet në shenjë proteste ndaj sanksioneve mbi emetime.

Pamjet e marra më 16 tetor tregojnë qindra traktorë të parkuar në të dy anët e Vaillantplein, distrikt në Hagë.

“Fermerët protestojnë në Hagë duke u larguar nga Mal Malieveld’ i cili ishte plot me traktorë në drejtim të autostradës A44, ku traktorët ishin të parkuar përgjatë të dy anëve të rrugës”, zbuloi personi që incizoi pamjet.

Fermerët argumentojnë se sanksionet mbi emetimet mund të jenë të dëmshme për bizneset e tyre.

Në 12 provincat e vendit, javën e kaluar, u miratuan rregullat e reja për emetime azoti. Këto rregullime tentojnë të gjejnë fushëveprim në reduktim të emetimit, duke limituar numrin e gjedheve të një fermeri.

Kjo ngjalli reagime tek fermerët, të cilët protestuan duke parkuar qindra traktorë trotuarëve të rrugëve nëpër Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat