Liderët e BE-së miratojnë marrëveshjen Brexit

Evropë

Liderët e BE-së miratojnë marrëveshjen Brexit

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:15
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka njoftuar se liderët e BE kanë aprovuar një marrëveshje të rishikuar të daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Marrëveshja e Brexit do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.

"Këshilli Evropian i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian që të lejojnë që marrëveshja të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2019", tha Tusk.

Pas miratimit të konkluzioneve të liderëve të BE-së për marrëveshjen e rishikuar të Brexit, Donald Tusk tha se ishte arritur një marrëveshje që do të shmangte "kaosin dhe atmosferën e konfliktit midis BE 27 dhe MB".

Tusk theksoi se versioni i ri i marrëveshjes u pranua sepse kryesisht u aprovua nga Irlanda, por edhe nga Komisioni Evropian që do të thotë se është "i sigurt dhe me përfitim për qytetarët e BE-së".

"Ndryshimi kryesor është pranimi i inspektimeve doganore gjatë hyrjes në Irlandën Veriore nga kryeministri Johnson. Kjo do të lejojë shmangien e pikave doganore midis Irlandës dhe Irlandës Veriore, dhe gjithashtu do të lejojë integritetin e tregut të vetëm," tha Tusk.

Ai njoftoi se "hapi i fundit" tani ishte duke pritur konfirmimin e marrëveshjes në të dy parlamentet.

Presidenti i Këshillit Evropian u ka thënë "miqve britanikë" se nëse vendosin të kthehen, "dera për në BE do të jetë gjithmonë e hapur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat