Bllokohet Barcelona, anulohen fluturimet dhe mbyllen pikëkalimet kufitare – edhe rrugët

Evropë

Bllokohet Barcelona, anulohen fluturimet dhe mbyllen pikëkalimet kufitare – edhe rrugët

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:10
Pamje nga Barcelona

Barcelona dhe e tërë verilindja e Katalonisë është bllokuar për shkak të një sërë grevash dhe demonstratash të organizuara, në shenjë proteste për shkak të gjykimit të separatistëve katalonas, raporton AP.

Greva kryesore është thirrur nga sindikata që janë pro pavarësisë së Katalonisë, kurse mijëra demonstrues kanë bllokuar Barcelonën ku gjatë mbrëmjes do të kërkohet lirimi i të burgosurve katalonas.

Në anën tjetër autoritetet spanjolle kanë bëtë të ditur se janë anuluar 57 fluturime, kurse pjesëmarrësit e protestave në orët e para të mëngjesit kanë mbyllur pikëkalimin kufitar me Francën dhe të paktën 25 rrugë kryesore që lidhin qytetet e mëdha.

Image

Gjithashtu është zvogëluar dukshëm numri i linjave hekurudhore, kurse marketet dhe fabrikat janë mbyllur. Vlen të theksohet se është mbyllur edhe katedralja e arkitektit Antonio Gaudi Sagrad, pasi që demonstruesit kanë bllokuar derën kryesore të saj.

Autostradat që lidhin qytetet e mëdha janë bllokuar protestuesit e shumtë që në mënyrë të organizuar kanë ardhur nga qytete tjera, e atyre u janë bashkangjitur edhe bujqit me traktorë të shumtë.

Image

Zyrtarët shëndetësor kanë njoftuar se gjatë protestave të organizuara gjatë të enjtes, janë lënduar 42 persona si dhe janë arrestuar 16 tjerë.

E ministri i Brendshëm, Fernando Grande Marlaska ka bërë të ditur që autoritetet po përcjellin me vëmendje një grup të vogël që po shkakton incidentet në zona të caktuara.

Ai ka shtuar se turistët pa ndonjë problem dhe frikë mund të qëndrojnë dhe vizitojnë Barcelonën, pasi siguria është në nivel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat