Rikthehet paniku i tërmeteve në Greqi, dy lëkundje godasin vendin në orët e para të mëngjesit

Evropë

Rikthehet paniku i tërmeteve në Greqi, dy lëkundje godasin vendin në orët e para të mëngjesit

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Dy tërmete me madhësi 3.2 të shkallës Rihter kanë rikthyer panikun në Greqi.

Mediet raportojnë se lëkundja e parë është shënuar në ishullin e Kretës, në orën 03:42, në brigjet e Tymbaki, transmeton Balkanweb.

Ndërkohë, pak minuta më vonë, në orën 03:58, është shënuar një tjetër lëkundje, në një zonë detare 22 kilometra në jugperëndim të Zakynthos.

Nga tërmetet nuk raportohet për probleme, por lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, në orët e para të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat