Juncker: Kujdesuni për Evropën

Evropë

Juncker: Kujdesuni për Evropën

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:59
Jean-Claude Juncker

Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u kërkoi eurodeputetëve që të kujdesen për Europën gjatë një diskutimi mbi bilancin e mandatit të tij, disa javë para largimit nga detyra.

Kreu i ekzekutivit europian, i cili do të tërhiqet nga politika me largimin nga Komisioni, ishte i ftuar të paraqiste bilancin e një mandati 5-vjeçar të karakterizuar nga kriza, kursime në rënie, borxhi grek, çështjet migratore.

“Kujdesuni për Europën dhe luftoni me tërë forcat tuaja nacionalizmat idiote dhe mendjengushta. Rroftë Europa!”, tha ai në përfundim të fjalimit të tij në Strasburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat