Publikohen pamjet nga kamioni ku u gjendën 39 kufoma, në Britani

Evropë

Publikohen pamjet nga kamioni ku u gjendën 39 kufoma, në Britani

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:48
Pamje nga videoja

“Daily Mail” ka transmetuar live pamjet nga kamioni i cili u gjent me 39 kufoma sot në mëngjes në Britani.

Raportohet se kamioni ka mbërritur në ishull nga Bullgaria dhe viktimat u zbuluan teksa qëndronte në parkun industrial të Waterglade.

Policia thotë se ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e viktimave, por procesi parashikohet të jetë i gjatë.

Shefi i policisë, Andrew Mariner është shprehur: “Ky është një incident tragjik me një numër të madh njerëzish që kanë humbur jetën. Hetimet tona janë duke vazhduar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Jemi në proces të identifikimit të viktimave. Megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat