Ky është personi që u arrestua për 39 të vdekurit në Britani

Evropë

Ky është personi që u arrestua për 39 të vdekurit në Britani

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:06
Mo Robinson

Kjo është fotoja e parë e shoferit të maunes që është arrestuar nga policia si i dyshuar për vrasjes, pasi në karrocerinë e automjetit të tij u gjetën 39 kufoma.

Mo Robinson është një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, që dyshohet se e ka futur maunen në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.

Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.

Mjeti ku kanë hyrë është me sistem frigoriferi, ndaj frika është se mos të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat