Erdogani e bën një “gafë” gjatë takimit me Putinin – rusi ia bën me dije se po e filmonin kameramanët

Evropë

Erdogani e bën një “gafë” gjatë takimit me Putinin – rusi ia bën me dije se po e filmonin kameramanët

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:31
Pamje nga videoja

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte përgatitur në detaje për takimin me presidentin rus Vladimir Putin, që është mbajtur në Soçi.

Dyshja ka biseduar për strategjinë e përbashkët për zonën përgjatë vijës kufitare Siri-Turqi, ku edhe gjenden luftëtarët kurdë të YPG-së.

Siç raportojnë mediat botërore, Erdogani pa dashje ka bërë një “gafë” duke hapur një dokument në të cilin gjendej harta e Sirisë.

E gjithë ndodhi para se kameramanët dhe gazetarët të largoheshin nga salla, ku dy liderët kishin diskutuar në katër sy.

Por, Putini vërejti që kameramanët po filmonin hartën pasi ishte ulur përballë dhe mundohej t’ia bënte me dije Erdoganit që ta mbyllte.

Kur lideri turk vërejti një gjë të tillë, menjëherë e ka mbuluar hartën, por megjithatë kameramanët kanë arritur ta kapnin atë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat