Dënohem me gjithsej 113 vjet burg, 20 bosët rumunë që udhëhiqnin hajnat në metrotë e Parisit

Evropë

Dënohem me gjithsej 113 vjet burg, 20 bosët rumunë që udhëhiqnin hajnat në metrotë e Parisit

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:53
Foto

Bosëve rumunë të një grupi të fuqishëm, që udhëhiqnin hajnat në metrotë e Parisit të Francës, iu është dhënë dënimi i përgjithshëm prej 113 viteve burg.

Ata akuzohen se trafikonin fëmijë dhe të rinj, nga 11 deri në 18 vjeçar dhe i detyronin të vidhnin nëpër metro – njëri duke habitur në forma të ndryshme udhëtarin, derisa tjetri i vidhte të mira materiale dhe para.

Pjesëtarët e grupit janë dënuar për trafikim me njerëz, fshehje dhe shpëlarje parash – ndërsa iu është ndaluar të vizitojnë Francën. Gjykata në Paris, i ka dënuar ata me nga katër deri në tetë vite burg, pas një hetimi prej tri javësh.

“Derisa po bënim hetime, pas arrestimit të bosëve të tyre, kapën 15 të rinj që merreshin aktivisht me vjedhje. Mirëpo, ata nuk e konsideronin vetën viktima dhe donin të punonin me grupin, të cilit më pas i dorëzonin të gjitha të ardhurat”, thuhet në raportin gjyqësor.

Hetimet për metrotë e Parisit, që njihen edhe si “Perandori Rumune”, kanë filluar që nga viti 2016, ndërsa ka pasur fakte të besueshme, se grupi është prapa organizimit të vjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat