Eksperti rumun: Pas bllokimit të negocjatave nevojitet një qasje tjetër me Francën

Evropë

Eksperti rumun: Pas bllokimit të negocjatave nevojitet një qasje tjetër me Francën

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 17:54
Radu Magdin

Pas bllokimit të negocjatave, me Francën nevojitet një qasje tjetër, ajo e inteligjencës dhe afrimit, thotë eksperti rumun Radu Magdin.

“Ndërsa Presidenti i Komisionit Juncker e quajti veton e Parisit një “gabim historik”, në Tiranë dhe Shkup është e rëndësishme të shtrohet çështja, se çfarë duhet të bëjnë tani kryeministri Rama dhe Zaev”, shprehet Magdin.

Këshilla e tij për të dy liderët është që të sillen si madhorë në dhomën e pritjes.

“Shumë liderë europianë e kanë vlerësuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe janë të gatshëm të kalojnë në fazën tjetër. Por natyra politike e procesit nuk duhet të konsiderohet tani si një ftesë për të ndalur konsolidimin ekonomik dhe atë demokratik. Rezultati i fundit duhet të konsiderohet si një mundësi për të përshpejtuar dhe për të bërë më shumë, për t‘u provuar skeptikëve që e kanë gabim. Demonstrimi i suksesit dhe vendosmërisë është mënyra më e mirë për ta mbajtur topin në lëvizje dhe për të dërguar një sinjal serioziteti” është shprehur Radu Magdin.

“Investoni në marrëdhëniet me Francën dhe vendet e tjera që nuk ishin të predispozuara të thonë po”, vazhdon ai. Unë nuk mendoj se Macron mund ta kapërcejë këtë thjeshtë duke vizituar rajonin muajin e ardhshëm. Një ofensivë e tillë për të zbutur situatën mund të konsiderohet edhe si fyerje, për më tepër nëse nuk bëhet e qartë se çfarë do të arrijë Franca me veton e saj, apo nëse Parisi nuk jep një premtim lidhur me samitin e vitit të ardhshëm në Zagreb. Por Zaev dhe Rama nuk duhet t’i marrin gjërat personalisht, mendon eksperti, që shton se sipas tij, dy udhëheqësit duhet ta kuptojnë atmosferën e kësaj dekade dhe ta shohin këtë si shans për të investuar më shumë në marrëdhëniet me Francën dhe dy vendet që e mbështetën qendrimin e saj, Danimarken dhe Holanden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat