Pas Notre Dame në Francë, zjarri përpin një tjetër trashëgimi botërore

Evropë

Pas Notre Dame në Francë, zjarri përpin një tjetër trashëgimi botërore

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 08:08
Foto

Zemërim dhe tmerr teksa flakët e zjarrit përpijnë kështjellën 600 vjeçare Shuri, në Japoni, e cila ishte pjesë e trashëgimisë botërore.

Zjarri ka shkatërruar ndërtesën në Naha, kryeqendra e prefekturës Okinava në Japoni.

Zjarrfikësit erdhën menjëherë por nuk mundën t’i ndalojnë flakët që duken si një ferr i vërtetë.

Kështjella është djegur disa herë në histori dhe është rindërtuar, madje dhe në vitin 1945, gjatë betejës së Okinavës.

Japonezët kishin gërmuar tunele poshtë kështjellës dhe forcat aleate e bombarduan për tri ditë rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat