Rinisja e shpejtë e punimeve për Rrjedhën Veriore 2 zemëron Ukrainën

Evropë

Rinisja e shpejtë e punimeve për Rrjedhën Veriore 2 zemëron Ukrainën

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 19:36
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Miratimi që i ka dhënë Danimarka projektit të tubacionit Rrjedha Veriore 2, përmes së cilit gazi natyror i Rusisë do të dërgohet në Evropë, vetëm se do të rrisë ndikimin e Rusisë në rajon, ka paralajmëruar Ukraina.

“Kjo nuk ka të bëjë me çështje të sigurisë, është çështje gjeopolitike”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për projektin, Rrjedha Veriore 2.

Planet për krjimin e tubacionit 1,225 kilometërsh, kanë ndarë Evropën.

Leja daneze u ka dhënë fund pengesave që kanë ekzistuar deri më tani. Krjimi i rrugës së tubacionit nën Detin Baltik tani do të nisë shumë shpejt, ashtu që të lidhet Rusia me Gjermaninë.

Projekti i udhëhequr nga Rusia, Rrjedha Veriore 2 ka zemëruar edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat frikësohen se tubacioni do të rrisë kontrollin e Rusisë sa i përket furnizimit të rajonit me energji, dhe kjo gjë do të ndikojë edhe në tregjet e gazit të lëngshëm natyror amerikan.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se gazsjellësi, në pronësi të Gazpromit në Rusi, mund ta kthejë Gjermaninë në “peng të Rusisë”.

Të mërkurën, Danimarka ka njoftuar se ka dhënë leje për ndërtim të gazsjellësit në ujërat e saj territorialë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mirëpritur lajmet, duke thënë se vendimi ka qenë i mirë për Evropën.

Mirëpo Zelensky në anën tjetër ka konsideruar se ky hap “fuqizon Rusinë dhe dobëson Evropën”.

Në muajin qershor, Gazpromi ka thënë se tubacioni në vlerë të 11 miliardë dollarëve do të dërgojë 55 milionë metra kubë të gazit brenda vitit në Gjermani.

Ky projekt pritet të përfundojë në fund të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat