Dyshimi që çoi në hapjen e varrit pas 24 vitesh

Evropë

Dyshimi që çoi në hapjen e varrit pas 24 vitesh

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 19:36
Ngjarja ka ndodhur në distriktin Bafra të Samsunit në Turqi

Pretendimi mbi atësinë e një vajze ka sjellë hapjen e varrit të një burri 24 vite pas vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin Bafra të Samsunit në Turqi, ku N.G. ka ngritur pretendimin në gjykatë se M.D., i cili kishte humbur jetën në vitin 1995 ishte babai i saj.

Gjykata në Bafra urdhëroi hapjen e varrit pas më shumë se 2 dekadash dhe marrjen e një kampioni ADN-je.

Image

Pas këtij vendimi të gjykatës, familjarët e të ndjerit, vajza që pretendon se është e bija, nën shoqërimin e xhandarmërisë dhe prokurorëve hapën varrin e M.D. dhe morën kampionët që do të provojnë nëse pretendimi i N.G. është i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat