Zgjedhjet në dimër mund të ndikojnë që gratë britanike të mos votojnë

Evropë

Zgjedhjet në dimër mund të ndikojnë që gratë britanike të mos votojnë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Britani e Madhe

Disa politikanë dhe aktivistë në Britani të Madhe kanë paralajmëruar se koha e mbajtjes së zgjedhjeve mund të ndikojë në pjesëmarrje të vogël të grave në këtë proces demokratik.

Janë ngritur shqetësime se gratë nuk mund të ndihen rehat për t’ua hapur derën aktivistëve politikë pasi të bie terri pasi ngacmimet dhe sulmet në rrugë ishin një problem i konsiderueshëm vitin e kaluar.

Aktivistët thanë se mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor, për herë të parë nga viti 1923, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ta dëmtuar procesin e votimit.

Sekretarja në hije e Partisë Laburiste, Dawn Butler, tha: “Përfundimisht, njerëzit do të thonë se sulmet seksuale nuk do të jenë problem, por do të jenë. Të gjitha gratë marrin masa për ta mbrojtur veten”.

“Errësira ndikon në vullnetin e njerëzve për të dalë nga shtëpia dhe kur bëhet terr, njerëzit ngurrojnë t’ua hapin dyert njerëzve të panjohur. Për këtë arsye zgjedhjet nuk mbahen në dimër. Janë bërë gati 100 vjet prej kohës kur ka pasur zgjedhje në dhjetor.

Sipas saj, zgjedhjet duhet të mbahen në atë mënyrë që të nxisin pjesëmarrje sa më të madhe të popullit dhe se mbajtja e zgjedhjeve në errësirë dhe kur ka reshje shiu ndikon në zvogëlimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat