Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Evropë

Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:06
Süleyman Soylu

 

Turqia nuk është “hotel” për anëtarë të IS-it, organizatës terroriste, i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, bëhet e ditur në Ankara. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kritikon shtetet europiane.

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas të dhënave të Fahrettin Altun, ushtria turke që nga fillimi i ofensivës në Sirinë e Veriut para një muaji ka kapur katër anëtarë gjermanë të IS-it. 16 të tjerë qytetarë gjermanë janë në qendrat e dëbimit për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste të IS. “Ne kemi nevojë për bashkëpunim të plotë dhe partneritet aktiv të aleatëve tanë në luftë kundër terrorizmit”, tha Altun në Stamboll, në bisedë me disa media gjermane.

E papranueshme”

Që në fundjavë ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kishte deklaruar, se “nuk jemi hotel për askënd”. Në të njëjtën kohë ai kritikoi, që disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është “e papranueshme dhe e papërgjegjshme”. Vende si Britania e Madhe apo Holanda, vende nga të cilat vijnë disa të burgosur prej ofensivës turke në Sirinë veriore duan t’ia bëjnë të lehtë vetes, tha Soylu.

Ofensiva e Turqisë në tetor, që ndërkohë u ndal për shkak të një armëpushimi, drejtohet së pari kundër milicëve kurdë të YPG-së. Qeveria në Ankara shikon tek ajo, një degë siriane të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK dhe e lufton si organizatë terroriste. Edhe organizata “Forcat Demokratike të Sirisë”, SDF e dominuar nga kurdët ka kapur një numër milicësh të huaj të IS-it të ardhur nga vendet europiane. Mjaft shtete europiane e kanë refuzuar ripranimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat