Ulet niveli i alarmit të terrorizmit - Bota Sot
Ulet niveli i alarmit të terrorizmit

Evropë

Ulet niveli i alarmit të terrorizmit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Niveli i alarmit të terrorizmit në Britaninë e Madhe u ul nga “serioz”, në “i konsiderueshëm”, ku rreziku i një atentati tashmë konsiderohet “i mundshëm” dhe jo “shumë i mundshëm”, deklaroi ministrja e Brendshme, Priti Patel.

“Me gjithë uljen e nivelit të alarmit, terrorizmi mbetet një nga kërcënimet më të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme për sigurinë tonë të brendshme”, paralajmëroi ministrja, duke i bërë thirrje popullit që të ruajë vigjilencën.

Vendi nuk kishte përjetuar një nivel të tillë alarmi që nga 29 gushti 2014, kur ky i fundit u ngrit nga “i konsiderueshëm” në “serioz”, përballë kërcënimit terrorist që lidhej me Sirinë dhe Irakun.

Më pas, Britania e Madhe përjetoi një valë sulmesh, të gjitha të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat