Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë

Evropë

Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 20:54
Duka i Madh Henri, Luksemburg

Pasuria 500 milionë dollarëshe e mbretëreshës Elizabeth II-të nuk është asgjë në krahasim me vlerën neto të disa prej familjeve të tjera mbretërore të Evropës.

Ajo është padyshim mbretëresha më e njohur e kontinentit, por nuk është më e pasura.

Business Insider ka prezantuar dhjetë familjet mbretërore më të pasura të Evropës për nga vlera neto, ku kjo vlerë mund të përfshijë edhe shtesa të dhëna nga shteti.

10. Mbreti Philippe, Belgjikë/ Edhe pse ka pak të dhëna për mbretin Philippe, në vitin 2013 monarkia e tij mendohej të kishte 14 milionë dollarë

9. Mbreti Felipe VI, Spanjë/ Mbreti Felipe ka një pasuri neto prej 20 milionë dollarësh. Për të thuhet se në vitin 2015 shkurtoi pagën e tij për 20 për qind

8. Mbretëresha Margrethe II, Danimarkë/ Pasuria neto e saj është 40 milionë dollarë. Margrethe II ka mbretëruar që nga viti 1972.

7. Mbretëresha Margrethe II, Danimarkë/ Pasuria neto e saj është 40 milionë dollarë. Margrethe II ka mbretëruar që nga viti 1972.

6. Mbreti Carl XVI Gustaf, Suedi/ Mbreti Carl XVI Gustaf zotëron një pasuri neto prej 70 milionë dollarësh. Pasuria neto e familjes mbretërore përfshin pronësinë private të Pallatit Solliden, një shtëpi verore në Balltik.

5. Mbretëresha Beatrix, Holandë/ Mbretëresha Beatrix ka një pasuri prej 200 milionë dollarësh. Edhe pse që nga viti 2013 ajo nuk është më në fronin e mbretërisë, ende mbetet një figurë shumë e spikatur në Mbretërinë Holandeze.

4. Mbretëresha Elizabeth II, Britani/ Pasuria neto e familjes mbretërore britanike arrin deri në 500 milionë dollarë. Pasuria përbëhet nga pronat, arti dhe investimet.

3. Princi Albert II, Monako/ Princi Albert II zotëron pasuri me vlerë neto 1 miliard dollarë.

2. Princi Hans Adam II, Lihtenshtajn/ Princi Hans Adam II ka një pasuri e cila shkon deri në 3.5 miliardë dollarë. Në vend të pagës, ai merr një pagesë prej 270,709 dollarë nga shfrytëzimi i tokës.

1. Duka i Madh Henri, Luksemburg/ Është pronar i një pasurie me vlerë neto që shkon deri në 4 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat