Mbretëresha Elizabetë heq dorë nga rrobat e lëkurës

Evropë

Mbretëresha Elizabetë heq dorë nga rrobat e lëkurës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:31
Mbretëresha Elizabetë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe ka hequr dorë nga përdorimi i rrobave të prodhuara nga lëkura e kafshëve dhe tashmë përdor vetëm rroba me lëkurë të rreme. Lajmin e bëri të ditur gardërobistja e saj.

Angela Kelly, udhëheqëse e këshilltarëve personal, e bëri të ditur këtë gjë në librin e saj për marrëdhënien e ngushtë me Mbretëreshën. Libri titullohet “Ana tjetër e medaljes”.

Në këtë libër ajo shkruan: “Nëse Mbretëresha duhet të marrë pjesë në një ceremoni në mot shumë të ftohtë, nga viti 2019 do të përdorë rroba të bëra nga lëkura e rreme për t’u siguruar që të mos ketë të ftohtë”.

Lajmin për “Daily Mail” e ka konfirmuar edhe pallati mbretëror, duke thënë: “Kur rrobat e reja të dizajnohen për mbretëreshën, të gjitha lëkurat e përdorura për to do të jenë të rreme”.

Ky vendim besohet se do ta bëjë mbretëreshën anëtaren e parë të familjes mbretërore që heq dorë nga përdorimi i rrobave të prodhuara nga lëkura e vërtetë.

Ndryshe, Britania e Madhe ishte bërë vendi i parë në botë që e ndalon shitjen e lëkurës së kafshëve për arsye etike. Ky vendim ishte marrë në vitin 2000, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat