Juncker: Brexit-i vetëm i ka rënduar problemet e Britanisë

Evropë

Juncker: Brexit-i vetëm i ka rënduar problemet e Britanisë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:03
Jean-Claude Juncker

Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Brexit-i i ka përkeqësuar problemet e Britanisë së Madhe.

“Përpos Brexit-it, Britania ka edhe probleme të tjera dhe ato vetëm sa janë rritur me Brexit-in. Ata po mundohen ta mbulojnë këtë, por ato vetëm janë rritur”, tha ai.

Juncker gjithashtu e përshkroi largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian si cikël të përhershëm të premtimeve të dhëna, premtimeve të pambajtura dhe gënjeshtrave të përsëritura disa herë me radhë. Ai e dha këtë deklaratë vetëm dy ditë pasi kishte thënë se kryeministri britanik ka thënë shumë gënjeshtra gjatë referendumit të vitit 2016 për Brexit-in.

Megjithatë, lideri veteran i BE-së nuk saktësoi se cilat deklarata i cilëson si gënjeshtra. Për më tepër, ai kishte qëndrim tjetër në një intervistë për BBC-në britanike, ku kishte thënë se atij i pëlqen kryeministri Johnson.

Ai mund t’i jetë referuar një paralajmërimi që përkrahësit e Brexit-in e kishin dhënë gjatë fushatës se gjoja Turqia dhe katër shtete të tjera do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2020, diçka që nuk ishte konfirmuar nga asnjë figurë që e përkrah zgjerimin e BE-së.

Diplomati në largim e kritikoi edhe opozitën britanike, duke thënë se plani i laburistëve për të zhvilluar negociata të reja për Brexit-in nuk është real, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat