Buxheti i BE-së, pakënaqësi mes vendeve të varfra

Evropë

Buxheti i BE-së, pakënaqësi mes vendeve të varfra

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:11
Foto

Vendet e varfra të Bashkimit Evropian, kritikuan projekt-buxhetin post-Brexit të bllokut, që veçanërisht redukton fondet speciale që kanë ndihmuar në zhvillimin e tyre që prej anëtarësimit.

Komisioni evropian ka propozuar një reduktim prej rreth 7 për qindësh të të ashtuquajturit fond kohezioni, në buxhetin 1.3 trilionë eurosh të pas 2020-ës, disa vjecar, që do të ndihmojë në përballimin e humbjes së kontributit të Britanisë pas Brexitit.

Politika e zhvillimit apo kohezionit synon të krijojë kushtet ekonomike në vendet tradicionalisht më të varfra të jugut dhe lindjes së BE që ato të ngrihen në nivelet perëndimore. Në një takim në Pragë, 16 anëtarët më të varfër insistuan në një deklaratë se blloku duhet të mbajë fondet e kohezionit në nivelet aktuale pasi reduktimet mund të dëmtojnë arritjen e objektivave të zhvillimit të vendosura në marrëveshjet evropiane.

“Është një propozim i pandershëm dhe ne duam drejtësi. Vendet e pasura duan të reduktojnë fondet e kohezionit në mënyrë që vendet më të varfra të marrin akoma më pak para dhe të pasurat më shumë. Kjo është e padrejtë”,ka thënë Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Në të njëjtën linjë me Orban ishin edhe anëtarë të tjerë të BE, republika Ceke, Polonia dhe Sllovakia, të gjitha vende anëtare të të ashtuquajturit grupi i Vishegradit. Fondet për bujqësinë, që në fondet e zhvillimit zënë pjesën më të madhe të buxhetit, janë reduktuar me 5 për qind. BE ka propozuar së fundmi shpenzimin e më shumë parave në Itali dhe vende të tjera tjera anëtare të goditura nga kriza ekonomike dhe emigrantësh, por më pak për vendet lindore dhe kjo ka shkaktuar jo pak pakënaqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat