Vërshime, rrufe e reshje të fuqishme shiu, çka po ndodh në Mal të Zi

Evropë

Vërshime, rrufe e reshje të fuqishme shiu, çka po ndodh në Mal të Zi

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:33
Mal të Zi

Reshje të fuqishme shiu kanë përfshirë Malin e Zi veçanërisht natën e kaluar dhe paraditen e sotme, edhe pse reshje të fuqishme lokale shiu në këtë shtet ka disa ditë më radhë.

Si pasojë e kushteve të vështira meteorologjike trafiku është ndërprerë tërësisht në Kolashin dhe Nikshiç.

Rrugët janë tërësisht të bllokuara nga uji, ndërsa ka raportime se uji ka hyrë edhe nëpër shumë shtëpi të banorëve njofton televizioni i Malit të Zi.

Shërbimi për Shpëtim i Malit të Zi ka pranuar thirrje të shumta për të intervenuar dhe për tu dal në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet masive si pasojë e stuhive dhe reshjeve të fuqishme të shiut.

Reshje intensive janë raportuar në shumicën e qyteteve të Malit të Zi, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme me intensitet të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat