Policia ushtarake holandeze ka mbërritur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.
Ka raportime për një situatë të dyshimtë. Mediat flasin për mundësinë e marrjes peng të një avioni.
Mendohet se situata e dyshimtë është shënuar në një avion që do udhëtonte drejt Madridit.
Tre persona të armatosur me thika kanë tentuar të marrin nën kontroll fluturimin.