Gjermani, pasardhësja e Merkelit kërkon krijimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Evropë

Gjermani, pasardhësja e Merkelit kërkon krijimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:35
Annegret Kramp-Karrenbauer

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), kandidate kryesore për të pasuar kancelaren Angela Merkel, deklaroi se vendi duhet të ketë një Këshill të Sigurisë Kombëtare për të mundësuar më shumë kur bëhet fjalë për mbrojtjen.

“Këshilli do të ndihmojë në koordinimin e diplomacisë, planifikimin ushtarak, biznes dhe tregti, sigurinë e brendshme dhe zhvillimin ndërkombëtar”, theksoi ajo në një fjalim në Universitetin e Forcave të Armatosura.

“Këshilli Federal i Sigurisë ekzistues, mund të zhvillohet për të luajtur këtë funksion më të gjerë”, shtoi Kramp-Karrenbauer.

“Duhet të flasim më shumë me njëri-tjetrin për politikën e sigurisë dhe mbrojtjes gjermane, në mënyrë që në fund të bëjmë më shumë dhe të jemi në gjendje të bëjmë akoma edhe më shumë”, deklaroi Kramp-Karrenbauer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat