Austria fillon procedurat e hetimit për shtetësinë e Handke-s

Evropë

Austria fillon procedurat e hetimit për shtetësinë e Handke-s

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 13:33
Peter Handke

Autoritetet austriake kanë filluar procedurat për të hetuar nëse këtë vit fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Peter Handke ka humbur shtetësinë e Austrisë.

Si arsye për të hetuar është se sipas raportmeve Handke ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999 me ç’rast automatikisht humb statusin e shtetësisë austriake.

Handke pranoi shtetësinë e RFJ-së në 1999 si një arsye për fillimin e procedurës, duke humbur automatikisht statusin austriak.

Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet.

Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëviz, kështu që ajo ka juridiksion për cështjen e shtetësisë.

Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme. Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së.

Shkrimtari, atë kërkesë siq është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë.

Mediat austriake për shkak të situatës së re spekulojnë se me cilën shtetësi kur Handke ka marr çmimin Nobel përfaqëson Serbinë apo Austrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat