Gjendet e vdekur një grua nga përmbytjet në Angli - Bota Sot
Gjendet e vdekur një grua nga përmbytjet në Angli

Evropë

Gjendet e vdekur një grua nga përmbytjet në Angli

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:41
Angli

Një grua gjendet e vdekur në ujë pas përmbytjeve të mëdha që goditën Anglinë brenda 24 orëve të fundit.

Policia tha që trupi i gruas ishte gjetur afër lumit Derwent afër qytetit Darley Dale në Derbyshire.

“Gruaja u raportua se ishte humbur nga uji në Rowsley dhe trupi i asaj që besohet se ishte e njëjta grua u gjet në Darley Dale,” tha policia në një deklaratë.

Më shumë se 100 paralajmërime për përmbytjet janë vendosur në të gjithë Anglinë. Agjencia e Mjedisit (EA) u ka kërkuar njerëzve që t’i marrin seriozisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat