Merkel “përplaset” me Macron - Bota Sot
Merkel “përplaset” me Macron

Evropë

Merkel “përplaset” me Macron

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:04
Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Emmanuel Macron deklaroi një ditë më parë në një intervistë dhënë prestigjiozes “The Economist” se Nato-s po i “vdes truri” ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kthejnë shpinën aleatëve të tyre europiane.

Shefi i Elizesë u shpreh se SHBA-ja dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj ndaj Aleancës Veriatlantike, çka u pa sipas tij edhe me vendimin e saj për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, pa u konsultuar më parë me aleatët.

Por Angela Merkel u shpreh se nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron. “ Ky nuk është aspak këndvështrimi im përsa i takon bashkëpunimit brenda Nato-s edhe nëse kemi vërtet probleme e nëse na duhet që ta galvanizojmë në mënyrë efikase këtë organizatë”, deklaroi shefja e ekzekutivit gjerman.

“Nga perspektiva gjermane, Nato është në interesin tonë. Është aleanca jonë ë sigurisë”, ka shtuar ajo. Ndërkohë Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”.

E ndërsa NATO feston 70 vjetorin e themelimit, zyrtarë të lartë brenda saj janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat