25 persona të arrestuar pas përleshjeve në premierën e filmit për homoseksualë në Gjeorgji

Evropë

25 persona të arrestuar pas përleshjeve në premierën e filmit për homoseksualë në Gjeorgji

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Gjeorgji tha të shtunën se kanë arrestuar 25 protestues ultra-naicionalist, të cilët u përleshën me forcat e sigurisë në një kinema për të ndaluar premierën e filmit “Dhe ne vallëzuam”.

Ky film të cilin nuk dëshironin ta linin të shfaqej, tregon historinë e du balerinëve të rinj që janë të dashuruar në njëri-tjetrin.

Protestuesit mbanin parulla të tilla si “Rroftë Gjeorgjia” dhe “Turp” dhe u përpoqën të hynë me dhunë brenda kinemasë, por ata ndaloheshin nga polica. Disa mbanin kryqe dhe ikona fetare.

“Ky nuk është vetëm një film. Ky është një fyerje për besimin tonë, traditat tona dhe gjithçka që është e shenjtë për ne,” i tha Reuters Guram Damenia, i cili erdhi i veshur me një kostum tradicional gjeorgjian.

Filmi u bë premierë në festivalin e filmit në Kanë në maj dhe ka fituar çmime në festivale në të gjithë botën.

Por pritja ka qenë e përzier në kombin konservator Kaukazian. Marrëdhëniet e të njëjtit gjini mbeten kryesisht tabu në Gjeorgji, ku vallëzimi nderohet si pjesë e trashëgimisë së kombit, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat