Apeli i Merkelit për liderët e BE - Bota Sot
Apeli i Merkelit për liderët e BE

Evropë

Apeli i Merkelit për liderët e BE

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 00:08
Angela Merkel

Në 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, kancelarja Angela Merkel i kërkoi Evropës të mbrojë ‘demokracinë dhe lirinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën’.

Teksa iu drejtua lidërvë politike dhe të personaliteteve të tjera europiane të ftuar në ceremoninë e rastit, Merkel tha se vlera të tilla ‘duhet të mbrohen gjithmonë’, duke paralajmëruar se ato nuk mund të merren si të mirëqena.

“Vlerat në të cilat bazohet Evropa – liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut – nuk duhet të merren si të mirëqena. Ne gjithmonë duhet t’i mbrojmë ato. Në të ardhmen Evropa do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e njeriut, tolerancën dhe demokracinë. Jemi në një kohë të ndryshimeve globale, ndaj kjo është një çështje urgjente.”

Duke folur në atë që cilësohet edhe si Kapela e Pajtimit, Merkel tha se barriera që ndau Lindjen komuniste nga Perëndimi demokratik ishte ‘histori’. Kancelarja gjermane, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, përshëndeti anëtarët e publikut kur arriti në Bernauer Strasse për të vendosur në mënyrë simbolike një trëndafil në një seksion në këmbë të murit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat