Zgjedhjet në Spanjë: Prijnë socialistët, ekstremi i djathtë dyfishon votat - Bota Sot
Zgjedhjet në Spanjë: Prijnë socialistët, ekstremi i djathtë dyfishon votat

Evropë

Zgjedhjet në Spanjë: Prijnë socialistët, ekstremi i djathtë dyfishon votat

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 20:33
Foto

Socialistët dolën të parët në zgjedhjet e përgjithshme të Spanjës, por për të dytën herë në këtë vit, nuk arritën ta fitojnë shumicën e përgjithshme.

Tensionet për Kataloninë mbizotëruan fushatën, duke bërë një rritje të ekstremit të djathtë.

Rreth 37 milionë njerëz, kanë pasur të drejtën e votës në zgjedhjet e fundit. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se morën pjesë 69.91 për qind, që është më pas se daja rekorde në zgjedhjet e para gjashtë muajve, ku morën pjesë 71.76 votues.

Derisa një numër i madh i votave është numëruar, partia e qendrës së majtë e kryeministrit Pedro Sanchez, është në rrugën e duhur për të siguruar 120 vende – me 123 vendet që i siguroi në zgjedhjet e fundit, e kishte të pamundur të siguronte qeverisjen, për të cilën duhet siguruar  176 vendet e nevojshme.

Sanchez u tha mbështetësve, se është i përkushtuar për krijimin e një qeverie. “Tani, pa marrë parasysh çfarë, ne do të formojmë një qeveri progresive”, tha ai.

Kryeministri i përkohshëm, u shpreh i përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha palët, “përveç atyre që refuzojnë bashkë ekzistencën ose ata që mbjellin farat e urrejtjes”.

Partia e ekstremit të djathtë Vox, është në rrugën e duhur për të zënë vendin e tretë me 52 vende, më shumë se dyfishi i votave që nga zgjedhje e kaluara parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e katërta që po zhvillohen në Spanjë brenda katër vitesh, të fundit pas gjashtë muajsh, pasi partia fituese e tyre nuk arriti të krijonte qeverinë, shkaku i mos arritjes së gjetjes një koalicioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat