Pavarësisht kritikave të BE-së, Greqia ia hap dyert bashkëpunimit me Kinën

Evropë

Pavarësisht kritikave të BE-së, Greqia ia hap dyert bashkëpunimit me Kinën

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 09:07
Xi Jinping dhe Kyriakos Mitsotakis

Një vizitë e presidentit kinez, Xi Jinping, në Greqi e ka “betonuar” atë që të dyja vendet po e quajnë epoke të re të marrëdhënieve dypalëshe, pavarësisht shqetësimeve të Perëndimit për zgjerimin e ndikimit të Kinës në botë.

Athina ia shtroi tepihun e kuq kreut të shtetit kinez në kohën kur qeveria e qendrës së djathtë po mundohet t’ia japë vendit rolin e “portës” së Kinës në Evropë.

“Kjo vizitë e hap një kapitur të ri të rëndësisë vendimtare në marrëdhëniet tashmë të shkëlqyeshme mes Kinës dhe Greqisë”, tha presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, gjatë një darke të shtruar për nder të homologut të tij. Këto dy vende i nënshkruan 16 marrëveshje tregtare në fusha të ndryshme, si sektori bankar, turizmi dhe energjia diellore.

Vizita treditore e presidentit kinez është vizita e tij e parë në Greqi. Kjo vizitë vjen një javë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u kthye nga Shanghai, ku presidenti kinez e përmendi mundësinë që Greqia të bëhet një qendër strategjike e transportit të mallrave mes Kinës dhe Evropës.

Frika nga përhapja e ndikimit të Kinës është rritur sidomos pasi kompania shtetërore e transportit të mallrave me anije e fitoi një koncesion 35-vjeçar për menaxhimin e portit të Pireut.

Pas një dekade, parashikohet që 10 për qind e eksporteve të Kinës besohet se do të kalojnë përmes këtij porti, duke krijuar konkurrencë të drejtpërdrejtë ndaj porteve të tjera të Evropës, përfshirë Hamburgun dhe Roterdamin, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat