Shalli i ngec në mikser duke përgatitur tortën për djalin, vdes nëna

Evropë

Shalli i ngec në mikser duke përgatitur tortën për djalin, vdes nëna

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Ilustrim

Kishin vendosur që të përgatisnin një ëmbëlsirë bashkë, kur krejt papritur ndodhi tragjedia.

Që të gjithë përbërësit ishin mbi banakun e kuzhinës dhe ishin gati për tu përgatitur.

Por në një moment për të fituar kohë, gruaja përdori mikserin për të përzierë përbërësit, kur dhe ndodhi diçka absurde. Nëna gjeti vdekjen para syve të të birit. Gjithçka pasi shalli i saj u bllokua në mikserin e kuzhinës.

Gruaja 58-vjeçare gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të hënë, rreth orës 10.30, e mbytur me shallin e saj, të cilin e tërhoqi mikseri.

Ishte në kuzhinën e shtëpisë së saj me djalin adoleshent 15-vjeçar, në shtëpinë e tyre në Saint-Etienne, të Francës.

Djali lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe aty të riut i rekomanduan që të priste shallin e nënës, por pavarësisht kësaj, gruaja gjeti vdekjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat