Vatikani ofron strehim për të varfrit - Bota Sot
Vatikani ofron strehim për të varfrit

Evropë

Vatikani ofron strehim për të varfrit

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Vatikani dhuroi një ndërtesë afër katedrales së Shën Pjetrit, deri më tani e përdorur nga murgesha, për të strehuar të pastrehët dhe të varfrit e Romës.

Ndërtesa, me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, do të drejtohet si konvikt nga Zyra e Papatit dhe komuniteti aktivist, Sant’Egidio.

Sipas burimeve, ndërtesa do të jetë në gjendje të strehojë deri në 50 persona.

Fillimisht, do të strehohen rreth 30-35 persona të pastrehë dhe të varfër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat