Vuçiq shtrihet në spital - Çedomir Jovanovi, tregon arsyen pse e do “të gjallë” - Bota Sot
Vuçiq shtrihet në spital - Çedomir Jovanovi, tregon arsyen pse e do “të gjallë”

Evropë

Vuçiq shtrihet në spital - Çedomir Jovanovi, tregon arsyen pse e do “të gjallë”

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 10:00
Cedomir Jovanoviç dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviç i dërgoi një mesazh Aleksandar Vuçiç, pas shtrimit të këtij të fundit në spital për shkak të disa problemeve kardiovaskulare.

Duke publikuar dhe një foto kur ishin më të rinj, Jovanoviç, rebelimi politikës së Beogradit që nuk ndjek linjën e tij edhe në çështjen e Kosovës, thotë se prej 25 vitesh ka zgjedhur ta ketë një kundërshtar serioz. E nën këtë frymë, ai dëshiron shëndetin e Vuçiçit, pasi thotë se ka për synim ta sfidojë politikisht.

“Unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta mund”, shkroi Jovanoviç në Twitter.

Pasi u shtrua në spital dje, 15 nëntor, vetë Vuçiç postoi përmes Instagramit.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit në MMA. Faleminderit të gjithë atyre që u kujdesën. Do të jem në punë me kohë të plotë duke filluar nga e hëna”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat