Ministri francez: Grabitësit përgjegjës për dhunën e së shtunës

Evropë

Ministri francez: Grabitësit përgjegjës për dhunën e së shtunës

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner akuzoi sot “banditët” dhe “grabitësit” për dhunën që kishte ndodhur një ditë më parë gjatë demonstratave për shënimin e përvjetorit të parë të protestave antiqeveritare të “jelekëve të verdhë”.

“Ne pamë dje pak protestues (legjitimë), por më shumë hajdutë, dhunues dhe idiotë”, tha Castaner për Radio Europe 1.

Protestuesit i vunë zjarr veturave dhe sulmuan me gurë dhe shishe pjesëtarët e policisë, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë një mitingu që shënoi njëvjetorin e “lindjes së lëvizjes antiqeveritare të jelekëve të verdhë”, transmeton KosovaPress.

Në të gjithë Francën, policia ka arrestuar 264 persona, 173 prej tyre në Paris, tha ministri Castaner.

Rreth 28.000 njerëz demonstruan të shtunën në Francë, duke përfshirë 4.700 në Paris, teksa më 17 nëntor 2018 kishin protestuar 282.000 vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat