Presidentja kroate bëhet sensacion i mediave serbe - Bota Sot
Presidentja kroate bëhet sensacion i mediave serbe

Evropë

Presidentja kroate bëhet sensacion i mediave serbe

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 07:28
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, është bërë prapë sensacion nga mediet, sidomos nga ato serbe

“Tifozja. Me këtë veprim të saj qeshin këta djem. E paparë”, ka shkruar një i pranishëm në “Twitter”.

Derisa Kolinda këndonte këngën nacionaliste “U boj, u boj”, dy të rinj e shihnin me qetësi. Kjo nuk është hera e parë që presidentja kroate shihet në situata të tilla.

Në paralajmërim të kësaj ndeshjeje, ajo ka shkruar: “Suksese sonte djema, luani për ne, për Kroacinë, për Vukovarin”, fjalë këto të cilat nuk u kanë pëlqyer aspak serbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat