Votuesit britanikë brengosen më shumë për klimën sesa për ekonominë

Evropë

Votuesit britanikë brengosen më shumë për klimën sesa për ekonominë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Sipas një sondazhi, qytetarët britanikë me të drejtë vote janë duke u brengosur mjaft shumë për mjedisin. Ndryshimi i klimës për ta është çështje më e rëndësishme edhe se ekonomia, arsimi dhe problemet me imigrantët.

Rezultati i këtij sondazhi pritet të shtojë presionin ndaj partive politike për t’i ashpërsuar politikat lidhur me ndotjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Më të shqetësuar sesa për klimën, votuesit britanikë janë vetëm për Brexit-in, shëndetësinë dhe krimin. Ky sondazh u realizua nga organizata “Ipsos Mori”.

Çështja e mjedisit tashmë është shndërruar në shqetësim më serioz për britanikët që nga viti 1990. Organizatorët e këtij sondazhi thanë se vazhdimësia e përmendjes së kësaj teme nga votuesit nënkupton që ajo është më e rëndësishme se kurrë më parë.

Të pyetur se cilat janë problemet më të mëdha me të cilat është duke u përballur Britania, rreth 21 për qind e votuesve thanë se në krye të listës janë mjedisi dhe ndotja e tij.

Gjetjet e tilla lënë të kuptohet se protestat “Extinction Rebellion” dhe paralajmërimet e qarta për ndotjen dhe ngrohjen globale kanë pasur ndikim te votuesit para zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit.

Megjithatë, shqetësimi kryesor i britanikëve vazhdon të mbetet Brexit-i. Rreth 63 për qind e votuesve e vendosën të parën këtë çështje në sondazh, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat