Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor për shkak të mjegullës - Bota Sot
Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor për shkak të mjegullës

Evropë

Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor për shkak të mjegullës

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 18:54
Ilustrim

Mjegulla e dendur ka bllokuar sot shërbimet ajrore dhe të trageteve, po ashtu dhe trafikun në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Në një deklaratë, prefekti i Stambollit theksoi se trafiku ajror u kthye në normalitet pas ndërprerjes në orën 06:39 sipas orës lokale për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” të Stambollit, në anën aziatike.

Dukshmëria e dobët shkaktoi vështirësi për shoferët veçanërisht në autostradat TEM dhe D100 të qyteti./ATSH/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat