Odaloviç: Ekstradimi i shtetasit serb në Kosovë është në “llupën” e Ministrisë së Jashtme Serbe

Evropë

Odaloviç: Ekstradimi i shtetasit serb në Kosovë është në “llupën” e Ministrisë së Jashtme Serbe

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Ministria e punëve të jashtme të Serbisë po përcjell rastin e Ljubisha Manitasheviç, që Hungaria po synon të ekstradoj në Kosovë, ka thënë Veljko Odaloviç  sekretar i ministrisë së jashtme të Serbisë, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Kjo është një çështje komplekse sepse bazohet në fletarrestime që ka nënshkruar UNMIK me kërkesën e Gjykatës Themelore në Kosovë. Kjo është një nga shkaqet pse për ne është me rëndësi anëtarësimi I Kosovës në Interpol – ka thënë për “ Danas”,  Veljko Odaloviç.

Odaloviç ka thënë se për rastin e Ljubisha Manitasheviç po kujdeset ambasada e Serbisë në Hungari. Ai ka refuzuar të përgjigjet në çështjen nëse ka pasur kontakte direkt mes autoriteteve të Beogradit dhe Bukureshtit për shkak të vendimit të pushtetit hungarez që në Prishtinë të ekstradohet shtetasi i Serbisë. Manitasheviç akuzohet nga pushteti në Kosovë për tentim vrasje.

Atë pushteti i OKB-së në Kosovë në vitin 1999 e kanë liruar pas 67 ditë burgimi për shkak të plagosjes së dy pjesëtarëve të UÇK-së në qershor të atij viti në Rahovec, ku ka shtënë në vetëmbrojtje pas tentimit për kidnapim. Odaloviç ka vërtetuar se ka kontaktuar me të vëllai-n e të akuzuarit Nikola Manitasheviç.

Ai të hënën ka nis grevën e urisë deri në vdekje për shkak të vendimit të gjykatës hungareze që vëllai i tij Ljubisha Manitasjeviç të ekstradohet tek autoritetet e pushtetit te vetëshpallur të shtetit të Kosovës. Nikola Manitasheviç refuzon ushqimin dhe merr vetëm lëngje, ndërsa lidhur me këtë askush nuk ka kontaktuar me te.

Shoqata e personave të pagjetur dhe të rrëmbyer serb nga Kosova sot do mbajë një protestë para ambasadës hungareze në Beograd me moton „Drejtësi për Ljubisha – drejtësia na thërret“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat