Vdes spiunja sovjetike që dyshohet se ndaloi një komplot nazist për të vrarë Stalinin

Evropë

Vdes spiunja sovjetike që dyshohet se ndaloi një komplot nazist për të vrarë Stalinin

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:06
Goar Vartanyan

Goar Vartanyan, një spiune sovjetike ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Zyrtarët e inteligjencës ruse konfirmuan vdekjen e Goar Vartanyan, spiunja që dyshohet se ndaloi një komplot nazist për të vrarë Joseph Stalin, Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Goar dhe burri i saj Gevork Vartanyan kishin një “ndikim të jashtëzakonshëm” në jetën e agjentëve të inteligjencës dhe njerëzve të thjeshtë, tha Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) në një deklaratë.

Kreu i agjencisë Sergej Naryshkin vlerësoi Goar Vartanyan si “një shembull të shërbimit të përzemërt për atdheun”.

“Ne nuk do ta harrojmë atë që ka bërë kjo grua e fortë, e guximshme dhe vetëmohuese, në inteligjencën e fshehtë”, shkroi ai në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të SVR. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat