Erdogan-Macronit: Kontrollo trurin, mos të ka vdekur

Evropë

Erdogan-Macronit: Kontrollo trurin, mos të ka vdekur

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:48
Macron dhe Erdogan

Komentet e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, rreth NATO’së, nuk i kanë pëlqyer fare presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka thënë se cilësimet e Macronit se “Truri i NATO-së ka vdekur”, tregojnë për cektësinë e të menduarit të presidentit francez.

Madje kreu i shtetit turk ka shkuar edhe më tutje duke i bërë thirrje presidentit të Francës që të “kontrollojë trurin e tij se mbase i ka vdekur”, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Deklaratën e Macron për NATO-n nuk e ka pritur mirë as kancelarja gjermane, Angela Merkel, e as drejtues të NATO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat