Terror në Europë, sulme në Britani e Holandë

Evropë

Terror në Europë, sulme në Britani e Holandë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Dy qytetarë të pafajshëm kanë vdekur në Londër pasi janë sulmuar me thika.

Policia qëlloi dhe vrau agresorin, i cili kishte veshur një jelek të rremë prej kamikazi.

Pak orë më vonë, një sulm i ngjashëm ka ndodhur në hagë, në një rrugë të mbushur me dyqane dhe klientë të shumtë.

Sulmi ndodhi në brendësi të një dyqani dhe policia tani është vënë në kërkim të një mashkulli të moshës 45 deri në 50 vjeç.

Gjendja e të lënduarve në Hagë është ende e paqartë, por janë raportuar 7 të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat